Koncesionari shton se moszbatimi i indeksimit ka krijuar diferenca ndërmjet të ardhurave të realizuara dhe atyre të parashikuara, duke ndikuar në likuiditetin dhe ecurinë financiare të koncesionit. Dokumenti përmend gjithashtu ndikimin e ndryshimit të kursit të këmbimit dhe kërkon trajtim në rakordimin financiar ndërmjet palëve.
Tarifa bazë e publikuar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) është 5 euro me TVSH për veturat. Nëse tarifa e re prej 8 euro do të miratohej dhe zbatohej për çdo kalim, një udhëtim vajtje‑ardhje do të kushtonte 16 euro, krahasuar me 10 euro sipas tarifës bazë prej 5 eurosh.
Derisa të konfirmohet zyrtarisht dhe të publikohet dokumentacioni i plotë, rritja e tarifës mbetet një kërkesë në dokumentin që po qarkullon, pa ndonjë vendim përfundimtar.




