Kompania koncesionare e autostradës Milot‑Morinë, Albanian Highway Concession (AHC), ka paraqitur një memo që kërkon rishikimin e tarifës së kalimit nga 5 në 8 euro, çka përfaqëson një rritje prej 60% në çmim. Dokumenti, i cili po qarkullon në rrjete sociale, paraqitet si një memorandum i Njësisë së Zbatimit të Projektit “Milot‑Morinë”, nën drejtimin e ministrit Enea Karakaçi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.
Sipas memo-s, AHC argumenton se tarifa e përdorimit të autostradës ka mbetur e pandryshuar që nga fillimi i operimit në vitin 2018, pavarësisht ndryshimeve të treguesve ekonomikë që, sipas kompanisë, duhet të merren parasysh për indeksimin e tarifës. Duke iu referuar klauzolës 11.4.4 të kontratës së koncesionit, kompania pretendon se tarifa duhet të rishikohet sipas formulës kontraktuale të indeksimit. Për datën 1 shtator 2026, indeksi rezulton 1,597 dhe tarifa e rishikuar propozohet të jetë 8 euro (rreth 740 lekë).
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




