Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, reagoi në rrjetet sociale pas vendimit për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke e përshkruar këtë veprim si “turp i madh” dhe “goritë e rëndë për Kosovën”.
Haradinaj, në një status të publikuar, kritikon të gjithë ata që, sipas tij, janë bërë pjesë e procesit ligjor, duke theksuar se vendimi përmban pasoja negative për vendin.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën”, shkroi Haradinaj.




