Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat shpërndahen në Europë

Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat shpërndahen në Europë

Franca do ta mobilizojë rreth 70 mijë efektivë policie në shtunë, me qëllim paralimin e trazirave të reja pas dhunës, grabitjeve dhe shkatërrimeve që shpërthyen fundjavën e kaluar gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi që në operacionin e sigurisë do të përfshihen edhe njësi speciale, trajnuar për luftën kundër terrorizmit dhe shpëtimin e pengjeve. Sipas tij, rrjetet sociale janë bërë thirrje dhunë nga grupe ekstreme, ndërsa qeveria franceze ballafaqohet me një situatë të vështirë, pasi protestat e fundjavës së kaluar përfunduan me dhunë, grabitje, shkatërrime në disa qytete më të mëdha, përfshirë Parisin, Marsejën dhe Lionin.

Në qytetin e Limoges, ndërtesa e bashkisë u përfshi nga flakët dhe u dëmtua rëndë, ndërsa autoritetet pranuan se humbën kontrollin gjatë trazirave, kur grupe protestuesish dhunshëm u shkëputën nga demonstratat kryesisht paqësore dhe nisën sulmet ndaj bizneseve dhe ndërtesave publike.

Përveç 10 mijë efektivëve shtesë, autoritetet do të përdorin topa uji, automjete blinduare, helikopterë, dronë, policë mbi kuaj, si edhe njësi speciale, me qëllim garantimin e rendit. Protestat pritet zhvillohen sërish në disa qytete, por disa janë ndaluar ose janë vendosur kufizime.

Vazhdoni në faqën tjetër…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *