Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat shpërndahen në Europë

Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, protestat shpërndahen në Europë

Në Paris është lejuar një marshim sindikal, ndërsa kërkesat nga sindikata studentore UNEF dhe lëvizja e “jelekëve të verdhë” janë refuzuar. Përfaqësuesit e sindikatave kanë kritikuar qeverinë, duke akuzuar presidentin Macron shpërdorim pushteti, ndërsa partia e majtë radikale “La France Insoumise” ka deklaruar se vendimet rrezikojnë shtimin e tensioneve.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, bëri të ditur se që nga e shtuna janë burgosur 217 persona, gjysma e tyre herët. Tensionet në Francë vijnë në një kohë kur pakënaqësitë sociale po shpërndahen edhe në vende tjera europiane.

Demonstrata janë paralajmëruar në Itali, Austri, Spanjë, Portugali, Irlandë, Shqipëri, ku protestuesit kundërshtojnë rritjen e çmimeve, vështirësitë e banimit, shkurtimet në sektorin publik. Situata është rënduar edhe nga një ngjarje e rëndë në qytetin Trappes, ku një person u vra e katër u plagosën, mes tyre një vajzë 12-vjeçare, gjatë një sulmi me armë zjarri.

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se nuk do tolerojnë akte dhune, ndërsa vendi përgatitet një ditë tjetër protestash.

Ndiqni Perspektiva24 për zhvillimet e radhës.

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *