Kurti thërret konferencë të re për media sonte, pritet të dalë me ofertë për çështjen e Presidentit
Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sonte një tjetër konferencë për media, në një moment vendimtar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Sipas njoftimit, konferenca do të nisë në ora 19:45 dhe do të mbahet në Zyrën e Kryeministrit.
Konferenca vetëm pak orë para skadimit të afatit
Dalja e Kurtit para mediave vjen në kohën kur kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Deri tani, nuk është bërë publike ndonjë marrëveshje përfundimtare mes partive parlamentare që do ta zhbllokonte procesin.
Kjo e ka shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth konferencës së paralajmëruar për sonte.
Pritet një ofertë e re
Sipas pritjeve rreth zhvillimeve të fundit politike, Kurti mund të paraqesë një ofertë të re që lidhet me mënyrën se si mund të arrihet marrëveshja për Presidentin.
Vazhdoni në faqën tjetër…




