Kthesë për Presidentin! Pas refuzimit të Bekim Sejdiut, VV i drejtohet një emri tjetër

Hekuran Murati reagon pas deklaratës së Bekim Sejdiut: “Tani duhet përgjigje nga Bedri Hamza”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, i cili rikonfirmoi se është tërhequr nga gara për President të Kosovës dhe se për këtë vendim i ka njoftuar edhe Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun.

Murati ka thënë se vëmendja publike është përqendruar te tërheqja e Sejdiut, ndërsa sipas tij, në këtë fazë çështja kryesore është përgjigjja që PDK-ja dhe kryetari i saj, Bedri Hamza, do t’i japin ofertës së fundit të Kurtit.

Murati: PDK mund të marrë pjesë edhe duke votuar kundër Sejdiut

Sipas Muratit, oferta e paraqitur është që PDK-ja të sigurojë pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së Grupit të saj Parlamentar në procesin për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka theksuar se deputetët e PDK-së nuk do të ishin të detyruar ta votonin Bekim Sejdiun.

Sipas tij, ata mund të merrnin pjesë në proces dhe të votonin edhe kundër kandidaturës së tij.

Në këmbim, LVV premton votat për Ligjin e Speciales

Murati ka thënë se pjesa tjetër e ofertës lidhet me Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Vazhdoni në faqën tjetër…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *