Kthesë për Presidentin! Pas refuzimit të Bekim Sejdiut, VV i drejtohet një emri tjetër

Sipas tij, nëse PDK-ja siguron pjesëmarrjen e nevojshme në procesin presidencial, Vetëvendosje do t’i japë votat projektligjit në lexim të dytë.

Në këtë mënyrë, sipas formulës së paraqitur nga Murati, procesi për Presidentin do të zhvillohej pa e detyruar PDK-në ta mbështesë Sejdiun, ndërsa LVV-ja do të garantonte mbështetjen për ligjin e Speciales.

Presioni kalon te PDK-ja

Me këtë reagim, Murati ka tentuar ta zhvendosë fokusin nga tërheqja e Sejdiut te qëndrimi që do të mbajë PDK-ja ndaj ofertës së re.

Ai ka kërkuar që përgjigjja të vijë drejtpërdrejt nga Bedri Hamza, pasi sipas tij, propozimi i fundit u mundëson deputetëve të PDK-së të marrin pjesë në proces pa qenë të obliguar ta votojnë kandidatin e propozuar.

Situata mbetet e paqartë

Për momentin, mbetet të shihet nëse PDK-ja do ta pranojë këtë formulë dhe nëse ajo mund të prodhojë një marrëveshje në orët e fundit të procesit.

Në të njëjtën kohë, Bekim Sejdiu ka bërë të qartë se e konsideron veten të tërhequr nga gara, gjë që e komplikon edhe më tej diskutimin rreth kandidaturës së tij.

A mendoni se kjo formulë mund ta zhbllokojë marrëveshjen mes LVV-së dhe PDK-së?

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *