Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u përball me një grup gazetarësh serbë në një konferencë shtypi në Berlin, ku u pyet për ekzistencën e Asocacionit të Komunave serbe në Kosovë. Kurti ihoqi konceptin e “komunave serbe”, duke theksuar se në vend nuk ekzistojnë komuna të përcaktuara sipas përkatësisë kombëtare, por vetëm komuna me shumicë të popullsisë serbe.
“Së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as komuna shqiptare, as komuna serbe. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, shumica e komunave janë të tilla. Por ka edhe komuna që janë me shumicë serbe, por nuk ka komuna serbe, nuk ka të tilla. Komunat u përkasin qytetarëve, nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale. Shikoni, konceptet i keni të gabuara”, deklaroi Kurti.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




