Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur ka paraqitur një amendament që synon ndarjen e një milion eurosh shtesë për pajisje, proteza dhe mjete mjekësore për invalidët e luftës, përfshirë veteranët e UÇK-së. Amendamenti, i prezantuar nga kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, nuk ka marrë mbështetje nga anëtarët e komisionit; pesë votuan për, asnjë kundër dhe pesë abstenuan.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se çështja është e rregulluar përmes një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar në mars të vitit 2024, dhe se mbulimi i shpenzimeve për protezat bëhet përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




