Haradinaj akuzon qeverinë për urdhër politik ndaj protestuesve të 5 tetorit

Illustration of a protest with police presence

Sipas Haradinajt, protestuesit kishin dalë në rrugë për të kërkuar zbatimin e ligjit, jo për të kërkuar veprime jashtë ligjit. “E qeveria që i merr pagat prej taksave të këtyre njerëzve”, tha ai, duke kritikuar trajtimin e protestuesve.

Haradinaj ka shprehur respekt për Policinë dhe anëtarët e saj, por ka kritikuar ndërhyrjen që e ka cilësuar si “politike”. “Policia duhet ta bëjë një dallim mes qeverisjes dhe sundimit. Vërtetë duhet të sundojë rendi e ligji, por nuk duhet të sundojë politika kundërligjshëm, përmes mekanizmave të rendit e ligjit”, tha ai.

Ai ka shtuar se protestuesit, të cilët sipas tij kërkonin zbatimin e ligjit, u përballën me gaz lotsjellës dhe dhunë. “Sundimtari i detyroi ata njerëz me plagë e vuajtje e trauma, për tri javë ditë me i ardhë para zyrës, në vend me ua dhënë ligjin, u dha gaz lotsjellës e dajak. E kujt është kjo qeveri, që i jep dajak e gaz lotsjellës qytetarëve që po kërkojnë ligj”, tha Haradinaj.

Protesta e 5 tetorit u përshkallëzua jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërsa Policia ndërhyri me gazllotsjellës dhe ujë me presion.

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *