Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe atëherësin ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për dhënien e urdhrit politik për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor, gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Gjatë emisionit “Debat Plus”, Haradinaj ka theksuar se ndërhyrja ndodhi një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke e përshkruar si vendim politik. “Priti deri një natë para skadimit të afatit dhe dha urdhër politik policisë për të ndërhyrë, me iu tregu ligjin. E kujt po ia tregon ligjin, atyre që po lypin ligj”, deklaroi ai.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




