Dokumentet e siguruara lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara paraqesin një sërë ndryshimesh të rëndësishme në mënyrën se si do të funksiononte Specialja, nga juridiksioni dhe mjetet juridike deri te ekzekutimi i dënimeve dhe marrëdhënia me institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Nisma është dorëzuar nga PDK-ja në Kuvend. Deri tani, diskutimi publik është përqendruar kryesisht te mundësia që procedurat e Apelit të vazhdojnë në Hagë, ndërsa fazat e mëtejshme të zhvillohen në Kosovë. Megjithatë, dokumentet e projektligjit tregojnë se propozimi përfshin një numër më të madh ndryshimesh.
Një nga pikat kryesore lidhet me juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Sipas draftit, kompetenca e tyre do të kufizohej në pretendimet specifike të përfshira në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa veprat e tjera penale do të mbeteshin jashtë juridiksionit nëse nuk plotësojnë lidhjen e përcaktuar në projektligj.
Në Memorandumin shpjegues, hartuesit e projektligjit e lidhin këtë propozim me interpretimin e tyre të zhvillimeve të fundit gjyqësore dhe me nevojën, sipas tyre, për ta përcaktuar më qartë fushëveprimin e Dhomave të Specializuara. Dokumenti thekson gjithashtu parimin e përgjegjësisë individuale penale.
Një prej dispozitave më të rëndësishme lidhet me rastet që aktualisht janë në proces. Sipas regjimit kalimtar të paraparë në draft, çështjet ekzistuese do të vazhdonin sipas rregullave aktuale deri në përfundimin e procedurës së Apelit në Hagë.
Pas kësaj faze, projektligji propozon që procedurat e mëtejshme dhe mjetet juridike të kalojnë te Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës në Prishtinë, duke mos i lënë këto kompetenca Panelit të Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara.
Drafti parashikon edhe mundësinë e transferimit të rasteve në sistemin vendor të drejtësisë. Nëse një lëndë ose pjesë e saj vlerësohet se nuk përfshihet në juridiksionin e përcaktuar të Dhomave të Specializuara, ajo do të mund të transferohej në institucionet përkatëse të drejtësisë në Kosovë.
Vazhdoni te lexoni ne faqen tjeter
