Zhvillim i ri politik! Paralajmërohet protestë kundër Kurtit – Ja çfarë dihet

Thirret protestë më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e Albin Kurtit

Një thirrje publike për protestë është bërë për 1 nëntor në Prishtinë, me kërkesën që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje.

Sipas njoftimit të publikuar, protesta është paralajmëruar të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00. Thirrja është raportuar nga disa media vendore gjatë së premtes.

Organizatori u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë

Organizatori Durim Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar përgjegjësi politike.

Në njoftim bëhet e ditur se për organizimin e protestës do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

“Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri”, thuhet në thirrjen publike.

Protesta është paralajmëruar si paqësore

Në njoftim, qytetarët ftohen që t’i bashkohen protestës së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre.

Po ashtu, pjesëmarrësit ftohen të marrin me vete pankarta dhe mesazhe përmes të cilave mund t’i shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.

Vazhdoni në faqën tjetër…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *