PDK pritet ta refuzojë ofertën e LVV-së për Bekim Sejdiun president
Partia Demokratike e Kosovës pritet të mos e pranojë ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Bekim Sejdiut në postin e Presidentit të Kosovës.
Në qendër të mospajtimit mes dy partive mbetet renditja e dy proceseve që po zhvillohen paralelisht: zgjedhja e Presidentit dhe votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
PDK kërkon fillimisht votimin e ligjit
Qëndrimi i PDK-së është që çështja e Presidentit të mos kushtëzohet me votimin e projektligjit për Specialen.
Partia po kërkon që projektligji të përfundojë fillimisht procedurën parlamentare dhe të votohet në lexim të dytë, e vetëm më pas të vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Sipas këtij qëndrimi, çështja e Dhomave të Specializuara nuk duhet të përdoret si pjesë e një marrëveshjeje politike për Presidentin.
Kurti propozon formulë tjetër
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka bërë një ofertë tjetër.
Ai ka kërkuar që Presidenti të zgjidhet fillimisht, ndërsa leximi i dytë i projektligjit për Specialen të zhvillohet të enjten.
Vazhoni në faqën tjetër…




