Zhvillim i papritur! Presidentja Pula del me vendim që prek PDK-në

Prapaskena në formimin e kabinetit të Presidentes Shiroka-Pula: emra të diplomacisë, premtime për koordinim dhe pakënaqësi në PDK

Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës si Presidente e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka hyrë në një proces që po tërheq vëmendje të shtuar politike: formimin e kabinetit presidencial.

Sipas burimeve të afërta me procesin, përzgjedhja e stafit të ri është shoqëruar me diskutime, ndryshim preferencash dhe pakënaqësi në radhët e PDK-së, e cila kishte mbështetur zgjedhjen e Shiroka-Pulës presidente.

Emërimi i parë që shkaktoi reagime

Një nga emërimet e para ishte ai i Berita Abazit në pozitën e shefes së stafit të Presidentes.

Abazi kishte mbajtur më herët pozitën e shefes së stafit të Albulena Haxhiut dhe kishte qenë e angazhuar politikisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ky emërim, sipas burimeve të afërta me procesin, kishte shkaktuar pakënaqësi te disa përfaqësues të PDK-së.

Në atë fazë, Presidentja thuhet se kishte sqaruar se disa prej emërimeve të para ishin të përkohshme dhe se struktura përfundimtare e kabinetit do të përcaktohej pas konsultimeve të mëtejshme.

Në diskutim hyjnë Petrit Selimi dhe Bernard Nikaj

Në kuadër të bisedimeve për përbërjen e kabinetit janë përmendur edhe dy emra me përvojë të gjatë në diplomaci: Petrit Selimi dhe Bernard Nikaj.

Selimi ka shërbyer më herët si zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe është angazhuar gjatë në diplomacinë publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nikaj, nga ana tjetër, ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Bruksel dhe ka përvojë të gjatë në raportet mes Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

Sipas burimeve, interesimi i tyre për një rol të mundshëm në kabinet nuk nënkupton domosdoshmërisht se ata janë propozuar zyrtarisht nga ndonjë parti.

Zana Aqifi ishte një nga emrat e diskutuar për shefe të stafit

Një tjetër emër që kishte hyrë në diskutim ishte Zana Aqifi.

Sipas burimeve, në një fazë të procesit, emri i saj kishte marrë pëlqim për pozitën e shefes së stafit.

Ky zhvillim ishte parë si një nga opsionet që mund të sillte një zgjidhje të pranueshme për palët që po ndiqnin procesin e përzgjedhjes.

Vazhdoni në faqën tjetër…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *