Rama premton rritje të pagave dhe shpërblim 2500‑eurësh për policët e angazhuar në protestat e Tiranës

Ilustrim i policëve në uniformë blu në një skenë urbane

Kryeministri Edi Rama ka shpallur se policët e Policisë së Shtetit që morën pjesë në protestat e fundit në Tiranë do të përfitojnë një shpërblim prej 2500 eurësh për secilin efektiv. Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama ka theksuar se ky shpërblim është i lidhur me stresin dhe shpenzimet shtesë që, sipas tij, shoqërojnë shërbimin në kushte të tensionuara.

Rama ka shtuar se, duke filluar nga 1 janari 2027, pagat e policëve do të rriten në mënyrë të konsiderueshme. “Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, ka deklaruar Rama.

Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *