Në memo përmenden edhe ndikimet financiare që, sipas koncesionarit, kanë ardhur si pasojë e moszbatimit të indeksimit të tarifës, si dhe çështjet që lidhen me kursin e këmbimit. Tarifa bazë e publikuar për veturat është 5 euro, përfshirë TVSH-në.
Nëse kërkesa për rritjen në 8 euro miratohet, një udhëtim vajtje-ardhje në këtë autostradë doonte kushtonte 16 euro, nga 10 euro sa kushton aktualisht sipas tarifës bazë. Megjithatë, dokumenti që po qarkullon paraqet pretendimet e koncesionarit dhe nuk dëshmon se rritja është miratuar.
Deri në një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse, tarifa prej 8 eurosh mbetet vetëm një kërkesë e raportuar.
Ndiqni Perspektiva24 për zhvillimet e radhës.




