Kryeministria ka shpërndarë një udhëzim të ri për deputetët e Partisë Socialiste lidhur me mënyrën se si duhet të komunikojnë me publikun përmes videove dhe deklaratave në rrjetet sociale.
Sipas udhëzimeve, video-mesazhet personale duhet të jenë të gjata nga 30 deri në 60 sekonda dhe të realizuara në format vertikal. Rekomandohet që deputetët të regjistrojnë nga shtëpia ose zyra e tyre, duke përdorur një kamerë fikse, ton të qetë dhe pa shfaqur simbole partiake. Një tjetër mundësi e sugjeruar është dalja në terren pranë shkollave, tregjeve apo bizneseve lokale, me fokus te siguria e fëmijëve dhe mbrojtja e bizneseve, si dhe shfaqja në grup me 2 deri në 3 këshilltarë bashkiakë.
Udhëzimi përfshin gjithashtu një skript të sugjeruar për komunikimin me qytetarët, ku theksohet nevoja për të dëgjuar pakënaqësitë, largimi nga dhuna, mbrojtja e fëmijëve dhe bizneseve, si dhe zgjidhja e shqetësimeve përmes dialogut.
Ndër rregullat kryesore të komunikimit përfshihen përdorimi i një gjuhe të qetë dhe gjithëpërfshirëse, shmangia e etiketimeve si “huliganë” apo “të paguar”, si dhe shmangia e referencave partiake, duke inkurajuar përdorimin e vetës së parë në fjalime.




