Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë, qëllimi i programit është “sigurimi i qasjes së barabartë në energjinë elektrike si shërbim esencial, përmes mbështetjes financiare të konsumatorëve të cenueshëm”.
Vitet e ardhshëm pritet të nënshkruhet vendimi që do të përcaktojë kushtet dhe kriteret për përfitim, pas së cilës do të hapet thirrja për aplikim.
Ministria thekson se programi lidhet me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe me zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.




