Në këtë program, ushtarakët e FSK-së u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar numrin më të madh të pjesëmarrësve të huaj në këtë trajnim deri më tani. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se programi synon zhvillimin e qëndrueshmërisë fizike dhe mendore, aftësive drejtuese dhe marrjes së vendimeve në rrethana sfiduese.
Ai i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për përfaqësimin e tyre, duke vlerësuar se pjesëmarrja kontribuon në avancimin profesional dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Maqedonci gjithashtu falënderoi homologun e tij kroat, Ivan Anušić, si dhe Ushtrinë Kroate për bashkëpunimin.
Ndiqni Perspektiva24 për zhvillimet e radhës.




