Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do t’u akordojë një shpërblim financiar prej 2 500 € për çdo efektiv të Policisë së Shtetit që ka qenë në vijën e parë gjatë protestave të fundit në Tiranë. Vendimi u bë publik në një takim me përfaqësues të policisë, ku Rama theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Rama shprehu se “Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve… 2 500 € për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




