Alarm në KEK: B2-shi ndalet pas mesnate, zbulohet arsyeja!

KEK jep lajmin e fundit për B2-shin, ndalja bëhet pas mesnate – ja arsyeja

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor 2026, rreth orës 00:15, për shkak të problemeve teknike të evidentuara.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja po realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet e mundshme dhe garantimit të sigurisë gjatë operimit.

Ndërkohë, ekipet profesionale dhe teknike janë në gatishmëri për të nisur ndërhyrjet dhe riparimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Bazuar në vlerësimet aktuale, KEK-u pret që punimet të përfundojnë gjatë fundjavës.

/Perspektiva24/

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *