Ai ka theksuar se ekskursioni është një nga experiences më të rëndësishme në jetën e maturantëve, por siguria e tyre duhet ketë parësi ndaj çdo aktiviteti tjetër. Sipas tij, situata e tensionuar mundë krijojë rrethana të paparashikueshme ku të mundë përfshihen pa dashje në ngjarje të padëshiruare. “Prania juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mundë provokoheni dhe bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme.
Në këtë rast, jeta dhe siguria juaj është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, ka deklaruar ai. Kryetari i Drenasit ka bërë ditur gjithashtu se edhe prindërit kanë shprehur shqetësime në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre, duke mbështetur idenë e shtyrjes së ekskursionit. “E di se energjia juaj si maturantë është mbresëlënëse, atdhedashuria mosha juaj nuk guxon provokohet apo rrezikohet nga situatat që mundë ndodhin gjatë ekskursionit”, ka shtuar Lladrovci.
Rekomandimi vjen në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta dhe tensione, ndërsa autoritetet janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Deri më tani, bëhet fjalë për një rekomandim nga kryetari i komunës dhe jo një vendim përfundimtarë apo shtyrjen e ekskursionit.
Ndiqni Perspektiva24 për zhvillimet e radhës.




