OVL-UÇK paralajmëron protesta në gjithë Kosovën: Ja orari dhe kërkesa drejtuar qytetarëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka marrë vendim për organizimin e protestave në qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestat janë paralajmëruar për të premten, më 25 shtator 2026.
Sipas njoftimit të organizatës, protestat në qytetet e tjera do të zhvillohen në orën 17:00, ndërsa dega e Prishtinës do t’i bashkohet organizimit në orën 21:00.
Në njoftimin e saj, OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen tubimeve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave që organizata i lidh me luftën çlirimtare.
Organizata ka theksuar se do të mbështesë protestat që zhvillohen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me rendin kushtetues. Kjo pjesë e thirrjes vjen në një kohë kur në Prishtinë dhe në qytete të tjera janë zhvilluar edhe protesta të mëparshme lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara.
Vazhdoni te lexoni ne faqen tjeter
