Agim Bahtiri: Nëse zgjidhet Presidenti, do ta votojmë edhe Ligjin për Dhomat e Specializuara
Deputeti Agim Bahtiri ka deklaruar se është i gatshëm ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por sipas tij, paraprakisht duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës.
Bahtiri ka thënë se marrëveshja e diskutuar ka qenë që procesi për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet mes dy leximeve të projektligjit për Specialen.
“Këtu çalon puna”
Bahtiri ka deklaruar se institucionet duhet të funksionojnë dhe se vendi duhet ta ketë Presidentin e ri.
“Ne çdo herë kemi qenë pro asaj që është e mirë për këtë vend. Ky vend dëshiron të ketë president, të ketë institucione dhe të punojmë në interes të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, çështja problematike mbetet pikërisht renditja e hapave.
“Marrëveshja ka qenë që mes dy leximeve të ligjit të bëhet zgjedhja e presidentit. Këtu çalon puna”, ka deklaruar Bahtiri.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është aktualisht në procedurë parlamentare dhe është përkrahur në parim nga Komisioni për Legjislacion.
Vazhoni në faqën tjetër…




