Kthesë për Presidentin! Kurti propozon dy emra të rinj – Ja kush janë

Kurti propozon dy emra të rinj për President: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti në tavolinë

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar dy emra të rinj që Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’i propozojë për postin e Presidentit të Kosovës: Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin.

Deklarata e Kurtit vjen në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa partitë ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.

Kurti: Edhe Bekim Sejdiu mund të rikthehet

Kurti ka thënë se vazhdon ta konsiderojë Bekim Sejdiun pjesë të marrëveshjes së mëhershme politike dhe se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga partitë opozitare, beson se Sejdiu mund të rikthehet në proces.

“Unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesor Bekimi do të rikthehej”, ka deklaruar Kurti.

Por krahas tij, kryeministri ka rikthyer në diskutim edhe dy emra të tjerë.

“Përveç tij, natyrisht i kemi edhe dy emra, të cilët në këtë vit i kemi prezantuar si kandidatë për presidentë: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti”, ka thënë ai.

Konjufca dhe Rushiti rikthehen në diskutim

Sipas Kurtit, të dy emrat mbeten aktualë nëse partitë opozitare tregojnë interes për një marrëveshje.

Kjo do të thotë se LVV-ja nuk po e kufizon më diskutimin vetëm te Bekim Sejdiu, por po ofron edhe alternativa për të tentuar arritjen e një kompromisi në momentet e fundit.

Vazhdoni në faqën tjetër…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *