Bedri Hamza pritet të largohet nga drejtimi i PDK-së, raportohet se Vlora Çitaku do ta marrë përkohësisht udhëheqjen
Zhvillime të reja janë raportuar brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari aktual, Bedri Hamza, sipas burimeve të Perspektiva24, ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti politik.
Sipas raportimit, Hamza tashmë e ka njoftuar Kryesinë e PDK-së për vendimin e tij, ndërsa zyrtarizimi i dorëheqjes pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Megjithatë, deri në një njoftim zyrtar nga partia apo vetë Hamza, dorëheqja mbetet një zhvillim i raportuar nga burime mediatike.
Burimet e Perspektiva24 bëjnë të ditur se pas largimit të mundshëm të Hamzës, drejtimin e përkohshëm të partisë pritet ta marrë Vlora Çitaku, e cila aktualisht ushtron funksionin e sekretares së përgjithshme të PDK-së.
Sipas të njëjtave burime, Çitaku, në bashkëpunim me Kryesinë, do të angazhohej në organizimin e procesit të brendshëm zgjedhor dhe përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë, i cili raportohet se mund të mbahet gjatë vitit të ardhshëm.
Një zhvillim i tillë, nëse konfirmohet, do të shënonte një ndryshim në strukturën drejtuese të PDK-së dhe do të hapte një proces të ri të organizimit të brendshëm.
Vazhdo ne faqen tjeter…




