Gjilan: Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Valon Osmani, ka bërë të ditur se policia ka pranuar sot informacionin për një person mashkull, i lindur në vitin 1992, i cili ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas policisë, njësitet relevante, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pritet të kryhet obduksioni.
Vazhdoni te lexoni ne faqen tjeter
