Artistja kosovare Rinesa Qeriqi ka ndërruar jetë në moshë të re, pas një beteje të gjatë me një tumor në tru, siç e kanë konfirmuar familjarët e saj.
Familja e Qeriqit ka publikuar një mesazh prekës për të shprehur dhimbjen e tyre: “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”.
Rinesa Qeriqi, e njohur për kontributin e saj në skenën muzikore kosovare, lë një trashëgimi të pasur artistike dhe kujtime të dashura për të afërmit dhe admiruesit e saj.




