Kërkesa e AHC për rritjen e tarifës së autostradës Milot‑Morinë nga 5 në 8 euro

Dokument i paplotë i memo-s së AHC për rritjen e tarifës së autostradës

Kompania pretendon se moszbatimi i indeksimit ka krijuar diferenca midis të ardhurave të realizuara dhe atyre të parashikuara, duke ndikuar në likuiditetin dhe ecurinë financiare të koncesionit. Në memo përmendet edhe ndikimi i ndryshimit të kursit të këmbimit dhe kërkesa për trajtim në rakordimin financiar ndërmjet palëve.

Tarifa bazë e publikuar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) është 5 euro me TVSH për veturat. Nëse tarifa e re prej 8 euro do të miratohej dhe zbatohej për çdo kalim, një udhëtim vajtje‑ardhje do të kushtonte 16 euro, krahasuar me 10 euro sipas tarifës aktuale.

Derisa të konfirmohet zyrtarisht dhe të publikohet dokumentacioni i plotë, rritja e tarifës mbetet një kërkesë në dokumentin që po qarkullon. Fotot e publikuara përfshijnë vetëm pjesë të memo-s, pa vendim përfundimtar dhe me numër protokolli dhe datë të paqartë.

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *