Sipas deklaratës së Rilind Geci, i cili ka folur në emër të familjes, stafi mjekësor po punon për të identifikuar shkakun e kësaj rënieje dhe për të ofruar trajtimin e nevojshëm. Familja ka falënderuar ekipin e spitalit për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar në këtë situatë të vështirë.
“Në këto momente të vështira, familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë”, theksoi Rilind Geci në njoftimin publik.
Deria e shkaktimit të rënies së tensionit mbetet e panjohur, ndërsa familja pret rezultatet e vlerësimeve mjekësore për të dhënë më shumë informacion.




