Policia ka konstatuar se incidenti ka filluar nga një konflikt i papritur mes autorit dhe tre vëllezërve, i cili u përshkallëzua në përdorimin e armës së shërbimit. Autorit i është konfiskuar pistoleta e përdorur në krim dhe ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e “dobëta” sipas deklaratave të policisë.




