Harry Kane është favoriti kryesor fitues i Topit të Artë 2026, pak ditë para ceremonisë që do mbahet më 25 tetor në Londër. Sipas informacioneve fillestare, sulmuesi i Bayern Munichut dhe i Anglisë ka ndërtuar kandidaturën e tij falë një sezoni të jashtëzakonshëm, ndërsa Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe mbeten pretendentët kryesorë.
Renditja e publikuar vendos Kane në vendin e parë, pas tij Lamine Yamal, kurse Rodri zë vendin e tretë. Triumfi i Spanjës mbi Argjentinën në finalen e Kupës së Botës ka ndikuar në garë, duke rritur shanset e dy futbollistëve të Barcelonës.
Kane shënoi 61 gola në 51 ndeshje në gjitha garat gjatë sezonit 2025/26, duke ndihmuar Bayern Munichun fitojë titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë. Në Kupën e Botës realizoi edhe gjashtë gola me Anglinë, e cila arriti rezultatin më mirë në këtë turne që nga viti 1966.
Vazhdoni në faqën tjetër…




