Policia franceze ka gjetur trupin e influencueses 29‑vjeçare Sonia Bellina në një vresht në zonën e Saint‑Gilles, duke e konfirmuar identitetin përmes analizave të ADN‑s. E reja ishte zhdukur që prej 10 gushtit, pa ndonjë kontakt me familjen e saj, e cila kishte kërkuar ndihmë për të gjetur vendndodhjen e saj.
Pas gjetjes së trupit, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Prokuroria ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, njëri prej të cilëve është i njohur më parë me çështje të armëmbajtjes pa leje dhe dhunë. Sipas raportimeve, ky i dyti dyshohet të ketë qenë i fundit që ka pasur kontakt me Sonia para zhdukjes së saj.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




