Aksident i rëndë në Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari
Një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj.
Sipas informacioneve të para, aksidenti është raportuar rreth orës 18:22 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin togeri i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit, 32-vjeçarit Z.Q., nga fshati Romajë i Prizrenit.
Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.




