Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar vizitën e planifikuar për të hënën, 19 tetor 2026, në Vjenë, Austria. Sipas një njoftimi të publikuar nga agjencia austriake OTS.at, takimi i parashikuar me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.
Vizita, e cila duhej të përfshinte edhe nderime ushtarake nga ana e kancelarit austriak, ishte pjesë e një udhëtimi zyrtar në kryeqytetin austriak. Anulimi vjen në një periudhë tensioni të lartë në Shqipëri, ku protestat kundër qeverisë vazhdojnë për më shumë se gjashtë ditë. Gjatë protestave janë raportuar përplasje me policinë dhe sulme me gurë e molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




