Incident në Pejë: Identifikohet anëtari i familjes Kelmendi që u godit sot

Incident me thikë në Pejë: Raportohet për një të plagosur, përmenden familjet Kelmendi dhe Elshani

Një incident i rëndë është raportuar në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur me thikë pas një përplasjeje në të cilën, sipas informacioneve fillestare, janë përfshirë pjesëtarë të dy familjeve të njohura në rajonin e Dukagjinit.

Sipas burimeve të cituara nga Perspektiva24, në këtë incident përmenden familjet Kelmendi dhe Elshani, të cilat edhe në të kaluarën janë përmendur në raportime për mosmarrëveshje shumëvjeçare.

Burimet e këtij mediumi bëjnë të ditur se personi i plagosur është djali i Xhevdet Kelmendit, ndërsa si i dyshuar për përfshirje në incident përmendet një i ri nga familja Elshani.

Sipas raportimit, i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Megjithatë, deri në momentin e raportimit, nuk janë bërë të ditura informacione të konfirmuara lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, natyrën e lëndimeve apo nëse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo ne faqen tjeter…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *