Kongresisti amerikan Joe Wilson reagon për protestat në Shqipëri: “Qeveria duhet të përmbahet nga dhuna”
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke thënë se po i ndjek me shqetësim protestat dhe tensionet që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në platformën “X”, Wilson ka theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit, llogaridhënies institucionale dhe respektimit të të drejtës së qytetarëve për të shprehur qëndrimet e tyre.
Wilson: Populli shqiptar meriton liri dhe llogaridhënie
Kongresisti amerikan e ka përshkruar situatën si një krizë në përshkallëzim në një vend aleat të NATO-s.
“Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale”, ka shkruar Wilson.
Ai ka kërkuar gjithashtu që autoritetet të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve.
Mesazh edhe për të rinjtë
Në reagimin e tij, Wilson ka veçuar posaçërisht rolin e të rinjve në zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri.
Sipas tij, të rinjtë duhet të kenë mundësi që zëri i tyre të dëgjohet kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit.
Vazhdoni në faqën tjetër…




