Ligji për Specialen shkon në Komision për lexim të dytë, Kuvendi pret raportin e ri

Nagavci kërkon shmangien e afateve për Projektligjin për Dhomat e Specializuara, propozimi kalon me 89 vota

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar në fillim të seancës plenare që të shmangen afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nagavci kërkoi që Projektligji të shqyrtohet menjëherë nga komisionet përkatëse dhe, pas përfundimit të raportit të tyre, të procedohet për votim në lexim të dytë.

“Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kërkojmë shmangien nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se kërkesa është që komisionet përkatëse ta shqyrtojnë Projektligjin menjëherë dhe më pas ai të procedohet për votim në lexim të dytë.

Propozimi i Grupit Parlamentar të LVV-së është miratuar me 89 vota pro.

/Perspektiva24/

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *