Pasi PDK-ja e pranoi Pulën, ja çfarë vendosi VV-ja!

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pasi kanë pranuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka Pula të jetë kandidate për presidente.

Pas deputetëve të PDK-së, në sallë kanë filluar të hyjnë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Aleancës.

Në Kuvend pritet të zhvillohet një seancë me dy pika të rendit të ditës. Në fokus janë Projektligji për Gjykatën Speciale dhe votimi për kandidaten për presidente, Justina Shiroka Pula.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur saktësisht se në çfarë ore pritet të nisë seanca.

/Perspektiva24/

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *