Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka premtuar trajnerit Ismail Kartal se do të shënojë gol në derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasarayt, sipas informacioneve fillestare. Sulmuesi po kalon një fillim të mirë të sezonit me Fenerbahçen, që hënën, nga ora 19:30, do të përballet me rivalin e përbetuar Galatasaray, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë.
Fenerbahçe aktualisht renditet në vendin e tretë me 16 pikë, tri më pak se lideri Galatasaray, duke e bërë derbin edhe më të rëndësishëm në garën kreun e tabelës. Muriqi u rikthye te Fenerbahçe gjatë verës, nga Mallorca e Spanjës, për shumën prej 16 milionë eurosh.
Vazhdoni në faqën tjetër…




