Lëvizja Vetëvendosje ka arritur dakordim në parim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme, pas një mbledhjeje me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë. Në mbledhjen e mbajtur në zyrën qendrore të Lëvizjes morën pjesë kryetari i saj, njëherësh kryeministri Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, koordinatori i qendrave Salih Zyba dhe anëtarë të Kryesisë Qendrore.
Sipas njoftimit të VV-së, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të partisë për periudhën e ardhshme. Kurti falënderoi strukturat organizative, drejtuesit e qendrave, aktivistët dhe anëtarësinë në Kosovë e në mërgatë për punën e përkushtimin e tyre. “Angazhimi i tyre, nga secila lagje e fshat, në çdo komunë të Kosovës gjithandej mërgatës sonë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore forcës politike dhe organizative Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.
Sipas VV-së, përgjegjësitë e saj në periudhën e ardhshme lidhen me punën institucionale, zbatimin e zotimeve programore dhe avancimin e reformave. “Me konsolidimin e institucioneve Republikës, synimet e përgjegjësitë tona janë qarta, punë e përditshme, e ndershme e e palodhshme shërbim qytetarëve, zbatim zotimeve tona programore avancim reformave që fuqizojnë shtetin, zhvillojnë ekonominë e përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftam.
Vazhdoni në faqën tjetër…




