Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka mbështetur amandamentin që synonte ndarjen e një milion eurosh shtesë për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës, në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Amandamenti, i propozuar nga Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur, ka marrë pesë vota pozitive, asnjë kundër dhe pesë abstenuar, duke përfunduar në mosmbështetje.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, prezantoi amendamentin që parashikonte ndarjen e fondeve shtesë për këtë kategori. Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se çështja është e rregulluar tashmë përmes një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, miratuar në mars të vitit 2024, dhe se mbulimi bëhet përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




