Detaje të reja për plagosjen me thikë në Pejë: Arrestohet një i mitur, përmenden familjet Kelmendi dhe Elshani
Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me incidentin e raportuar në qytetin e Pejës, ku një person i mitur ka mbetur i plagosur, dyshohet si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin, i cili gjithashtu është i mitur, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.
Sipas raportimit të Perspektiva24, incidenti ka ndodhur në rrugën “Onufri” në Pejë, ndërsa informacionet janë konfirmuar për këtë medium nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se autoritetet policore janë njoftuar për rastin nga emergjenca e spitalit, pasi një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të dyshuara nga një mjet i mprehtë.
“Rreth orës 15:50, jemi njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person kishte kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, ka deklaruar Elezaj.
Sipas zëdhënësit të Policisë, hetimet fillestare kanë ngritur dyshime se i mituri është sulmuar nga një person tjetër, po ashtu i mitur.
Pas veprimeve fillestare, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe po vazhdon procedurat hetimore në koordinim me institucionet përkatëse.
Perspektiva24 raporton për lidhjen e mundshme me familjet Kelmendi dhe Elshani
Vazhdo ne faqen tjeter…




