Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj, eshtrat e të cilit u gjetën në një varr masiv në Zubin Potok, pas 27 vitesh. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar jetën, veprën dhe sakrificën e Rrecajt, duke theksuar kontributin e tij në periudhat më të vështira për Kosovën. “Madhështia e njerëzve si Idriz Rrecaj qëndron pikërisht këtu, ata nuk pritën që liria të vinte për t’i shërbyer Kosovës.

I shërbyen atëherë kur kjo mund t’u kushtonte gjithçka”, ka shkruar Rama. Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për familjen Rrecaj, e cila në 27 vjet është ballafaquar me dhimbjen dhe pasigurinë në lidhje me fatin e familjarit të saj. “Respekt dhe mirënjohje të thellë për familjen Rrecaj, e cila në 27 vjet e përballoi me dinjitet dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë në lidhje me fatin e më të dashurit të saj”, ka theksuar ai.

Vazhdoni në faqën tjetër…

Share:WhatsAppFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *