Prokuroria Themelore në Pejë ka sqaruar se djali i Arlindës Zekajt dyshohet se nuk ishte i pranishëm kur ajo u sulmua për vdekje në Vitomiricë, në mbrëmjen e 25 tetorit.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar në një konferencë për media se, për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë së rastit, disa nga rrethanat që lidhen me fëmijën nuk do të bëhen publike. “Dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, tha Nikçi para gazetarëve.
Vazhdoni leximin në faqen tjetër për më shumë detaje.




